Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kujdeset për pacientët në terapi intensive/ Mjekja zbulon shkakun kryesor të vdekjeve nga COVID-19

17:00 / November 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ada meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Andriada Meta, specializante anestezi-reaminacion thotë se mjekët në Shqipëri po përballen me shumë stres dhe lodhje gjatë punës së tyre. Një faktor që e vështirëson situatën e tyre është se shumë prej pacientëve paraqiten në spital në një gjendje të renduar.

Në një interviste për Euronews Albania, ajo shtoi se këtë e thotë nga krahasimi që bën me situatën në spitalet e Italisë ku dha kontributin e saj si pjesë e ndihmës që Shqipëria i ofroi vendin fqinj për të përballur situatën e COVID-19.

“Ne në Shqipëri kemi shumë më shumë lodhje dhe shumë më shumë stres se sa mjekët italianë kishin. Pacientët që janë në terapi intensive janë një numër shumë i madh dhe vijnë në gjendje shumë më të rëndë se sa vinin atje”, tha ajo.

“Ndoshta është koha e vonë që i drejtohen spitalit ose mënyra jo e duhur e trajtimit që në fillim apo raste kur nuk marrin fare mjekim dhe nuk pranojnë që të vijnë në institucione spitalore dhe kjo bën që pacientët të vijnë në një gjendje shumë të rënduar”, shtoi specializantja.

Mjekja tregoi se ajo çdo ditë i duhet të kujdeset për gjendjen e pacientëve që ndodhen në terapi intensive. “Kemi përgjegjësi drejtpërdrejtë mbi gjendje shëndetësore dhe jetën e këtyre pacientëve pasi kujdesimi për rrugën e frymëmarrjes që janë gjeja kryesore dhe që prek më shumë kjo sëmundje”, tha ajo.

E pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë që të largohet nga vendi, Andriada Meta nuk e fshehu se e mendon një gjë të tillë çdo ditë. Ajo renditi si arsye kryesore mos vlerësimin, ku përfshihet dhe trajtimi financiar.

“Kjo është një pyetje jo shumë e thjesht sidomos në këtë periudhë. Sigurisht që e mendoj çdo ditë të them të vërtetën. Sistemi shëndetësor në Shqipëri nuk jep vlerësimin e duhur për mjekët”, përfundoi ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.