Kryeministri Edi Rama i ftuar sot në ‘Real Story’ duke folur me gazetarin Sokol Balla për akuzat që i janë bërë Bashës në lidhje me kasetën e cila dokumenton masakrën e Krushës, tha se asnjëherë nuk e ka anatemuar kryedemokratin si tradhëtar apo antishqiptar, por se Basha duhet të dalë dhë të flasë.
Kreu i Qeverisë tha më tej se historikisht Basha i është shmangur përgjegjësive, nuk ka mbajtur qendrim, si paraardhësi i tij Berisha.
Rama: Kjo ka të bëjë me një raport dashakeq të Dick Marty. Opozita e sotme asokohe e ka votuar pro nëse ne e kemi votuar kundër. Nuk dua ta anatemoj Bashën si antishqipar, se i kam dëgjuar për vete dhe i kam vuajtur në kurrizin tim. Këtu është çështje transparence jo çështje tradhëtie. Por dëshmitarët kanë rolin e tyre, nuk besoj se Bellanica ka arsye të gënjejë.
Balla: Pse do gënjente Basha?
Rama: Nuk e thashë këtë, thashë që i bën bisht përballjes me të shkuarën e tij. Është rast që i duhen dhënë shpjegime publikut.
Balla: Basha ishte këtu një javë më parë dhe iu përgjigj pyetjeve nuk iu shmang.
Rama: Unë kam kërkuar që kryetari i opozitës të shpjegohet. Kur çdo shqiptar shion nga njëra anë dëshmitarin nga Kosova, i njohur që në atë kohë si personi që filmoi masakrën, dhe që s’ka ndonjë lidhje interesi ktej nga Shqipëria, dhe nga ana tjetër sheh Lulzim Bashën, e kupton kush gënjen. Zotria nga Kosova shpreh dhimbjen për një fakt jetësor të tijin, dhe s’ka pse sajon diçka të tillë. Dhe nga ana tjetër që është më shumë se sa një herë i sprovuar si një politikan që nuk përballet me të vërtetën, nuk mban qendrim si lider. Është në gjendje të mbajë kostumin e liderit dhe të njeriut që ka marrë stafetën nga Berisha, dhe nuk është lloji i liderit që unë admiroj apo respektoj, nuk është njeriu që unë kam ndonjë minimum admirimi, por në fund të fundit ishte lider që atë që kishte si pozicion e mbante. Dhe pse duhet një paturpësi të dalësh dhë të thuash duhet varur Hashim Thaçi, del dhe e thotë.
