Deputeti Lefter Maliqi ka kujtuar sot 7 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PD, Sokol Olldashi.
Postimi i plotë:
7 vite pa Sokolin, 7 vite me Shqipërinë që nuk ecën… Le të vazhdojmë kontributin e tij me fitoren e 25 Prillit…
Të dashur miq!
Sot, 7 vite pa Sokol Olldashin!
Sot më shumë se kurrë, njeriu vizionar, me ëndrra për Shqipërinë, i mungon familjes, miqve, Partisë Demokratike, Parlamentit, Shtetit, por edhe kundërshtarëve, sepse ishte privilegj ta kishe kundër njeriun e ideve, të punëve, të dëshirave vetëm për të bërë mirë.
Unë kam patur fatin dhe nderin ta kem mik dhe bashkëpunëtor në krah të projekteve për zhvillimin e qarkut të Beratit, por jo vetëm.
Unë jam i bindur, se me Sokolin mes nesh, Shqipëria sot do të ishte më e mirë, sepse Sokoli ishte implementuesi më i mirë i fjalëve në vepra.
Prandaj, në emër të kujtimit të tij, fitorja e Opozitës në garën e afërt elektorale, do të ishte dedikim edhe për të, do të ishte shpërblim edhe për kontributin e tij të pavdekshëm në shoqëri dhe politikë.
Le të vazhdojmë kontributin e lënë përgjysmë nga Sokoli… për Shqipërinë dhe Shqiptarët!
I paharruar Mik i mirë!
