Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vaksina kundër COVID/ Rama: Partneriteti Shqipëri Itali, një lidhje e veçantë që…

13:20 / November 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama di maio
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. Gjatë konferencës për mediat Rama foli edhe në lidhje me partneritetin sa i takon vaksinës anti-Covid, duke theksuar se Shqipëria dhe Italia do të bashkëpunojnë sepse kanë lidhje të veçantë mes tyre.

“Siç e kam shpjeguar vendet po krijojnë partneritete, dhe Italia falë kësaj lidhje të veçantë që ka me Shqipërinë por edhe falë kryeministrit Conte është pranë nesh, siç është BE pranë Ballkanit Perëndimor në mënyrë që vendet e rajonit tonë të mos mbeten mbrapa në garantimin e vaksinës për personelin mjekësor, e sipas radhës për mësuesit, forcat e policisë”, shtoi kreu i qeverisë shqiptare”, tha Rama.

Ai falenderoi gjithashtu Italinë për ndihmën e pakursyer për tërmetin e 26 nëntorit të shkuar.

“Nuk mundem që bashkë me falënderimin të mos shpreh mirënjohjen për Italinë mike dhe qeverinë italiane dhe në mënyrë të veçantë për trupat fantastike të Mbrojtjes Civile, të cilat reaguan në mënyrë të rrufeshme u gjendën brenda shumë pak kohe në zonën e fatkeqësisë duke sjellë shpresë dhe duke shpëtuar jetë. Falënderime dhe mirënjohje për përfshirje të drejtpërdrejtë të mikut tonë Luggi Di Mare dhe kryeministrit për mbështetjen e jashtëzakonshme në Bruksel, ku Italia ishte jo vetëm me fjalë por dhe me vepra në krye të radhës, të vendeve mike. Sot ndajmë së bashku dhe eksperiencën që po ndan e gjithë bota, eksperiencën e jashtëzakonshme të përballjes me armikun e padukshëm. Dëshiroj që ta falënderoj ministrin edhe për gatishmërinë për të qenë krejtësisht i hapur dhe i gatshëm në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën e gjithë bota është vënë në lëvizje. Siç e kam shpjeguar më parë, vendet po krijojnë dhe partneritete. Italia falë kësaj lidhje krejt të veçantë që ka me Shqipërinë, falë dhe ministrit të jashtëm e kryeministrit, është pranë nesh siç është dhe në BE. Në mënyrë që vendet e rajonit mos të mbeten pas. Në radhë të parë për garantimin e vaksinës për personelin mjekësor dhe më pas për mësuesit e forcat e policisë, dhe më pas për të gjithë popullin.”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.