Në një kohë që shifrat e COVID në vendin tonë janë në rritje, Ministria e Shëndetësisë ka menduar skenarët në rast të përkeqësimit të situatës.
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha në Report TV se nëse situata përkeqësohet dhe mbushet edhe COVID 4, theksoi se janë gati edhe 5 spitalë rajonalë.
“Ne duam t’i shfrytëzojmë në maksimun kapacitetet. Do të hyjnë në fuqi edhe rajonalët. Është ai skenar që kemi thënë disa herë dhe duam t’i shfrytëzojmë në maksimum kapacitetet tona. 5 spitale rajonale hyjnë nëse mbushet COVID 4, janë skenare të shkruajtura e të paraqitura që më përpara, janë në formë librash të botuara. Në total kemi deklaruar se kemi rreth 1600 shtretër në funksion të dedikuar për COVID. Nëse do ketë nevojë kemi disa rezerva dhe do t’i vëmë në fuksion”, tha ajo.
