Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vendet vakante për në Gjykatën Kushtetuese, KED shqyrton të hënën emrat e 8 kandidatëve

17:59 / November 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata kushtetuese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet të hënën për të shqyrtuar kandidaturat për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, krijimi i së cilës është kusht nga Bashkimi Evropian.

Në garë janë 8 kandidatë, shtatë nga Presidenti i Republikës dhe dy nga Kuvendi. Altin Binaj është renditur në të dyja listat si atë të Presidentit edhe atë të Kuvendit.

NJOFTIM PËR MEDIAN NGA GJYKATA E LARTE
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, thërret mbledhjen e tij të radhës ditën e hënë, datë 23.11.2020, ora 11.00, me këtë rend dite:

Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të KED-së të datës 02.11.2020.
Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019:
– Eugen Papandile.

– Zhaklina Peto.

Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:
– Aleksandër Toma.

– Altin Binaj.

– Eugen Papandile.

– Ilir Haznedari.

– Orkida Totojani.

Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020:
– Altin Binaj.
– Ilir Haznedari.

Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.
Në kuadër të masave shtesë të për të parandaluar përhapjen e COVID-19, të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e datës 17.11.2020, sipas të cilave ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, nga të ftuarit është kërkuar që, për të siguruar respektimin e këtyre masave, gjatë zhvillimet të mbledhjeve të KED-së të marrë pjesë vetem nga një përfaqësues nga secili institucion.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.