Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A vjen emri Tropojë nga sllavishtja? Albanologu Rugova nuk e mohon si tezë

22:16 / November 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Muhamet Rugova
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Antropologu dhe albanologu Muhamet Rugova, nuk e mohon origjinën e mundshme sllave të fjalës Tropojë.

Rrugova shprehet se pushtuesit gjenocidalë sllavë, kanë pasur si synim të ndryshojnë emrat e vendbanimeve me qëllim që historia me kalimin e viteve t’i vërtetojë ato si pjesë të tyre. Kjo gjë nuk kanë ndodhur me shqiptarët sipas antropologut, pasi populli ynë e ka ruajtur gjuhën dhe identitetin pavarësisht gjithçkaje.

“Ne duhet të jemi objektiv si popull dhe ta pranojmë realitetin ashtu siç është. Populli shqiptar i ka ruajtur ndër shekuj traditat dhe zakonet pavarësisht pushtuesve.

Është e habitshme se si një popull pavarësisht pushtimeve të shumta e ka ruajtur historinë dhe traditat e tij.

Ka shumë teori për historinë e emrit Tropojë. Emri Tropojë lidhet dhe me elemente sllave, të cilët si pushtues gjenocidalë kanë pasur synime që t’i vendosin emra sllavë vendbanimeve, me qëllim që historia t’i vërtetojë ato si pjesë sllave. Emri Tropojë mund të jetë i lidhur me këto elemente, se po ta nisësh edhe në Malësinë e Gjakovës dhjetra fshatra kanë emra sllavë. Por kjo nuk do të thotë se ata e kanë ndërruar identitetin shqiptar.

Sipas një defteri të Shkodrës, ku është bërë regjistrimi i popullsisë në vitin 1485, pjesë më e madhe e banorëve na dalin me emra sllavë. Kjo është një gjurmë e keqe që na kanë lënë pushtuesit, megjithatë populli shqiptar nuk e ka harruar gjuhën, pasi gjuha është elementi i parë që paraqet identitetin e një populli. Gjuha është elementi bazë që ka ruajtur identitetin shqiptar dhe për këtë duhet të falenderojmë nënat shqiptare të cilat ua kanë mësuar atë fëmijëve”, tha Rugova për FaxNews.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.