Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Australi, flamuri shqiptar ngrihet në sheshin e flamujve të misioneve diplomatike

08:56 / November 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flamuri 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngritja e flamurit shqiptar në sheshin e flamujve të misioneve diplomatike në Komonuelth Park në Australi shënon kështu dhe ngritjen zyrtare të ambasadës shqiptare në Kanberra.

Përfaqësuesit diplomatikë dhe anëtarët e një komuniteti të vogël shqiptarësh, por tepër të lidhur në Canberra, u mblodhën në një ceremoni që shënon zhvillim të marrëdhënieve diplomatike mes Australisë dhe Shqipërisë.

Ky ka qenë një vit i çuditshëm për të ngarkuarin me punë, Dr Edmond Trako. Ai shkoi në Canberra me bashkëshorten e tij Iris në Mars për të hapur ambasadën në Australi, duke mbërritur aty 48 orë para se kufijtë ndërkombëtarë të mbylleshin.

“Mendova se ndoshta të ishte e pamundur të hapej ambasada në këto kushte, krejt i vetëm, në hotel, me praninë e COVID-19,” tha ai.

Dr Trako ka një karrierë 25-vjeçare në diplomaci. Ai ka qenë më parë Ambasador i Shqipërisë në Argjentinë dhe Portugali dhe ka përvoja të mëparshme në ngritjen e ambasadave.

Ndërkohë, Canberra ka një komunitet të vogël të diasporës shqiptare, ndërkohë që shqiptarët janë në numër më të madh në qytete të tjera të vendit si Melburn, Adelaide, Sheparton dhe në disa zona të Kuinsland. Dr Trako do të udhëtojë drejt Melburnit në një ceremoni tjetër më 28 Nëntor, që shënon Ditën e Flamurit.

I ngarkuari me punë u shpreh se dëshiron të shohë që Australia dhe Shqipëria të forcojnë raportet.

“Tashmë është radha e Australisë të hapë ambasadë në Shqipëri, sepse ende Australia e mbulon Shqipërinë nga Italia.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.