Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Aktori Mevlan Shanaj tregon pengun e parealizueshëm me Muharrem Fejzon: Ishte gushti i fundit…

14:58 / November 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka treguar pengun e tij me ndarjen nga jeta të regjisorit Muharrem Fejzo, i cili ndërroi jetë në një spital në Itali.Shanaj tha se Fejzo i kishte kërkuar në gusht që t’i bënte mikut të tij një pikturë portret, ndërsa ai tha se e kishte shtyrë për shkak të situatës me koronavirusin.

Teksa vlerësoi figurën dhe kontributin e Fejzos në kinematografinë shqiptare dhe jo vetëm, Shanaj tha se veprat e tij janë të mëdha.

“Një figurë komplekse, që lëshonte mirësi. Veprat e tij janë të mëdha. Është një galeri e madhe e karaktereve të imazheve. Ishte mjeshtri i imazhit, kryemjeshtri i miqësisë. Ai është një ndër figurat emblematike të ekranit shqiptar. Tërheqja e tij në ato kohë ku propaganda ishte e ashpër, ishte se Muhaerremi kishte dy motra të martuara në Itali. Ai nuk pati kurrë një mllef, revansh. Ishte i lidhur me artin në mënyrë më fantastike. Jo vetëm si skulptor dhe piktor, është unikal në ekranin shqiptar. Burrë i ditur, i dashur, shumë i mirë. Muharremi nuk është njeri që ka bërtitur për këtë atmosferë, por ishte burrë i ditur. Kur merrte një punë Muharremi, do të quhej mësonjëtorja e tij.

 Ai dinte të ndërtonte, ishte muzikant, piktor, dramaturg, njeriu i fjalës së ëmbël. Më mbetet peng gushti i fundit i këtij viti kur ishte në Pogradec. Kishim miqësi familjare. Kërkoi që të më bënte një portret. Më tha dua ta bëj një portret. I thash; “aman se kohë covidi, e shtyjmë”. Se dija që ai do të ishte gushti i fundit me Lemen. Kishte freski, kishte një imazh, kishte energji. E kam peng këtë dëshirë të tij që ai donte të më bënte një porter një pikturë, dhe do e kisha sot në shtëpi. Njeriut i mbeten pengje në jetë. Ai ishte njeri i kompletuar. Ai ka shkruar një libër për jetën e tij. E shkruar me një gjuhë të thjesht, e konkrete. Vetëm një përshkrim të detajuar të kujtimeve të veta. Muharrem Fejzo ka pasur një jetë interesante, plotësoi krejt ëndrrën e tij. Mllefi i tij ishte krijimtaria, filmi, skulptura, njeri i pashtershëm. Dukej se kishe të bëje me një burrë 60 vjeçar dhe jo 87-vjeçar. Ishte burrë vital.”, tha Shanaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.