Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

VIDEO/ Përmbysje e çmendur e Interit, Sassuolo kryeson Serie A

17:27 / November 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Inter Sassuolo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmbysje e çmendur dhe fitore dramatike për Interin. Zikaltrit po humbisnin 0-2 në “San Siro” kundër Torinos deri në minutën e 62-të, por Alexis Sanchez, Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez i dhuruan tre pikë tepër të rëndësishme Interit falë triumfit 4-2.

Sfida u zhbllokua në minutat shtesë të pjesës së parë. Aksion i bukur i Torinos, asist me finte i Meite dhe goditje potente e Simone Zaza (goli i parë në kampionat për këtë sezon). Dyfishimi erdhi pas një ore lojë. Miqtë fituan një penallti dhe Ansaldi nuk gaboi nga pika e bardhë.

Interi reagoi dhe Alexis Sanchez rihapi takimin në minutën e 64-t. Tre minuta më vonë erdhi edhe goli i barazimit. Asist i Sanchez dhe finalizim i Romelu Lukakut. Vendasit morën zemër dhe në minutën e 84-t gjetën golin e fitores.

Penallti për Interin dhe goditje e saktë e Lukakut, i cili është ngjitur në kuotën e 7 golave në kampionat, ndërsa zikaltrit numërojnë 15 pikë, tre më pak se Sassuolo e vendit të parë. Në minutën e fundit erdhi edhe goli i katërt nga Lautaro Martinez.

Sassuolo vazhdon të konfirmohet si surpriza më e bukur e këtij sezoni në Serie A. Djemtë e De Zerbit fituan 0-2 në një fushë të vështirë si ajo e Hellas Veronës dhe janë ngjitur përkohësisht në krye të renditjes pas javës së tetë.

Jeremie Boga i dhuroi avantazhin miqve në fundin e pjesës së parë, ndërsa Domenico Berardi vulosi suksesin e Sassuolos me golin e shënuar çerek ore para fundit të takimit. Feston edhe Roma në “Olimpico”. Verdhekuqtë mposhtën 3-0 Parmën, me të tre golat që u shënuan në pjesën e parë.

Spanjolli Borja Mayoral zhbllokoi sfidën, teksa më pas erdhi dygolëshi i armenit Mkhitaryan, ku duhet theksuar se i pari është eurogol. Sfida tjetër Sampdoria-Bologna u mbyll me suksesin 1-2 të miqve, ndërsa në drekë u luajt edhe Fiorentina-Benevento, takim që përfundoi 0-1 për djemtë e Pippo Inzaghit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria luan “finale”/ Në orën 18:00 në Budapest, kuqezinjtë përballen me Bjellorusinë

13:35 / November 15, 2026

Maratona e Tiranës të dielën, dhjetëra rrugë bllokohen. Pezullohen disa linja urbani

21:18 / November 13, 2026

‘Goli më i bukur në karrierë’, Muçi: Nëse jemi të bashkuar ecim lart/ Asllani: Tifozët e bënë speciale fitoren e Kombëtares

11:27 / November 13, 2026

Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

13:22 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.