Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Maratona e Tiranës të dielën, dhjetëra rrugë bllokohen. Pezullohen disa linja urbani

21:18 / November 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Maratona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë diel kryeqyteti mikpret edicionin e 10 –të të maratonës së Tiranës. Aktiviteti do të shtrihet në disa rrugë kryesore të qytetit, duke bërë kështu të domosdoshëm bllokimin e tyre për automjetet dhe devijimin e trafikut në rrugë të tjera.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash sipas të cilit prej orës 08:00 deri në orën 16:00 do të jenë të bllokuara , Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Bulevardi Zogu i Parë,  Bulevardi i Ri si dhe disa rrugë përfshirë këtu “Rrugën e Durrësit”, të Kavajës, “Myslym Shyri” e të tjerë.

Për tu dhënë mundësi lëvizje qyetarët, dhe menaxhuar trafikun janë parashikuar edhe drejtime të detyruara në disa kryqëzime, përfshirë ato pranë Rrugës së Elbasanit, bulevardit “Zhan D’Ark”, rrugës së Dibrës, rrugës “Hoxha Tahsim”, bulevardit “Zogu I” apo  kryqëzimi i “21 Dhjetori”.

Ndërkohë kufizimet dhe ndryshimi i intinerarit të lëvizjes prek edhe transportin publik.

Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se përgjatë ditë së diel do të pezullohen përkohësisht disa linja mes të cilave ajo që lidhin Selitën me Alliasin, Linja e Porcelanit, Qyteti Studenti, etj.

Gjithashtu do të devijohet lëvizja për disa linja urbane, siç është ajo e Saukut të vjetër, Kasharit, Kombinat, Kinostudio etj.

dielen maratona rruge tiranes urbani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Goli më i bukur në karrierë’, Muçi: Nëse jemi të bashkuar ecim lart/ Asllani: Tifozët e bënë speciale fitoren e Kombëtares

11:27 / November 13, 2026

Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

13:22 / November 12, 2026

Tjetër tragjedi në futboll/ 22-vjeçari vdes gjatë stërvitjes

21:19 / November 11, 2026

Djegia e Tiranës, gjylja politike e fushatës së 9 majit!

19:58 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.