Monika Kryemadhi u rizgjodh në krye të LSI pas procesit të votimit të shtunën po ndërkohë për mediat ka treguar nëse presidenti Ilir Meta, bashkëshorti i saj e ka uruar për postin.
“Nuk e kisha bërë këtë llogari nuk e kisha menduar sepse vetëm për 1 gjë ma tregoi Silva kur erdhën procesverbalet e Skraparit, emri im në kllapa kishte të shkruar Ilir Meta. Nuk më ka uruar por ka qënë shumë kurioz për pjesëmarrjen, nuk ishte në Shqipëri atë ditë ishte në Dibër të Madhe. Ishte i lumtur që unë vendosa maskën në procesin e votimit, i thashë më detyruan nëse nuk vendos maskën nuk voton dot. Ai ma nisi direkt foton me maskën”, thotë Kryemadhi.
