“Ai ishte regjisori im i mirë. I paqtë në sheshxhirim. Duhet ta nderoj kujtimin e tij”.
Një miqësi 50-vjeçare mes aktores Roza Anagnosti e regjisorit Muharrem Fejzo, është zanafilla e një bisede pranë sheshit “Shopen”, një të hënë nëntori. Ndarja nga jeta e regjisorit Fejzo, regjisor i filmave “Fije që priten” e “Mësonjëtorja” ku Roza pati rolet e saj të para.
Ajo vjen në një rrëfim të ndjerë pothuaj e përlotur për ndarjen e tij nga jeta, për ikjen pa lamtumirë, për mesazhin e fundit që ajo i dërgoi pa marrë përgjigje prej tij.
Ndalet doemos të kohët e vështira kur pas xhirimeve të filmit.
“Fije që priten” iu hoq roli Robert Ndrenikës dhe rrezikoi edhe Roza Anagnosti rolin e saj.Më sytë drejt qiellit e mallin e pashuar, për humbjen e një miku e një burri fisnik, që vishej me sqime e sillej si aristokrat, që buzëqeshte kur e trishtonin e luftonte si mbret, për Fejzon “regjisorin e saj të dashur”.
