Zv/kryeministri Erion Braçe ka publikuar në instagramin e tij një video nga një lokal i mbushur me tifozë sporti të cilët ndjekin në grumbull një ndeshje futbolli. Asgjë e pazakontë deri më tani, por nëse ju themi se kjo video është regjistruar të shtunën në mbrëmje, në një lokal në veri të vendit, çfarë do të mendonit!
Dje në vend u regjistruan 17 viktima, sot 19 dhe kështu siç e kemi nisur edhe më keq do të bëhet shkruan zv/kryeministri.
“Si mund të vlejë jeta kaq pak, sa një gol i parë kolektivisht”, shkruan Braçe, një ndër tifozët më të zjarrtë të futbollit.
