Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Debati për viktimat nga Covid/ Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve: Asnjëherë s’jemi marrë me shifrat e vdekjeve

22:02 / November 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pediatrja lito
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, mjekja pediatre Gjeorgjina Kuli-Lito ka folur për numrin e viktimave nga COVID-19 në Shqipëri.

Ajo zbulon se Komiteti Teknik i Ekspertëve asnjëherë nuk është marrë me shifrat e vdekjes nga COVID-19 si dhe asnjëherë nuk e ka diskutuar si çështje.

Sipas saj Komiteti nuk është burim informacioni për fatalitetet teksa për këtë thekson se shifrat gjenden tek drejtoria e QSUT, Statistikave apo INSTAT.

Për më tepër ajo vlerëson punën e mjekëve duke theksuar se ka besim tek shkaku që ata vendosin për vdekjet e pacientëve.

”Duhet të ndahen në dy momente. Duhet të sqaroj për publikun, që Komiteti asnjëherë nuk është marrë me shifrat e vdekjes. Të japë informacion për fatalitetet, apo të përpunojë.

Ne kemi të njëjtin burim informacioni për fatalitetet, si për popullatën, kalon nga drejtoria e QSUT, INSTAT. Këto janë shifra zyrtarisht, nuk i përpunojmë vlerat e fataliteteve. Apo edhe vlerat e testimeve apo rasteve pozitive. Thjesht bëjmë analizën, pse ka arritur ky pik, çfarë teknikash shkencore duhen përdorur për t’u ndaluar infektimet.

Asnjëherë s’kemi pasur debat. Këtë e them me kompetencë. Ne në Komitet asnjëherë s’kemi diskutuar për fatalitetet.

Si mjeke kliniciste, do vlerësoja punën e kolegëve të mi që padashje përballen edhe me këto ndodhi. Kam besim të plotë tek vlerësimi i kolegëve për shkakun e vdekjes. Shkaku i vdekjes përcaktohet tek kartela klinike. Ka diagnozën fillestare, të përkohshme, dhe përfundimtare. Kjo bëhet edhe në konsultë.

COVID-19 duke parë dhe nga OBSH kush është rast me covid-19 apo i dyshuar, nga janë propozuar dy nomenklatura të reja. ICD 9 apo ICD 10. Ka dy rubrika në të renë, është U 7 1, raste të konfirmuara COVID-19, dhe U 7 2, rastet e suspektuara.  Pra janë të diferencuara këto 2 raste. Q ë të thuash COVID-19, duhet tamponi pozitiv. Imazheria nuk është 100% COVID-19. Praktikisht me skaner mund të thuash kompatibël.

Me të vërtetë do të ketë diskutime, debate. Por deri tani nuk e kemi diskutuar asnjëherë. Nuk ngatërrohem me politikën fare. Asnjë studim, ne përshtatemi me direktivat e OBSH.

Asnjë nuk e dinte fillimisht që një nga shkaqet e COVID-19 ishin trombët, mpiksjet e gjakut. Më pas u zbulua tombiembolia. Këputja e gjakut. Ka studime, por jo nga Komitetit Teknik, por nga ekspertë. Evidencat janë kartelat klinike në duart e mjekëve, në drejtorinë e Statistikave, INSTAT.”- tha mjekja.

komitetit teknik shifrat vdekjeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.