Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA e indinjuar: E pabesueshme që Kosova nuk na dëgjon për taksën ndaj Serbisë

18:31 / February 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shbaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesit e lartë të Kosovës kanë pranuar një letër nga zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët kanë shprehur zhgënjimin e tyre lidhur me mospezullimin e taksës doganore, ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në letrën të cilën e kanë nënshkruar, ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, Ndihmëssekretarja e Mbrojtjes, Laura Cooper dhe Zv/drejtor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Earth, thuhet se pas kërkesave të vazhdueshme të SHBA-së për pezullimin e tarifës, kanë vendosur që të ndërmarrin hapa “për të shprehur shqetësimin tonë, përfshirë edhe partneritetin tonë në fushën e sigurisë”.

shba1

“Si fillim, Fillimisht, kemi vendosur të anulojmë vizitën e planifikuar të Gjeneralit (Timothy) Orr nga Garda Kombëtare e Ioëa-s, në Kosovë. Vizita e tij kishte për qëllim të përqëndrohej në bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë”, thuhet në letër.

Zyrtarët amerikanë, në letrën që i kanë dërguar presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinja, thonë se “është e pabesueshme” që Kosova po injoron këshillën e Shteteve të Bashkuara për pezullimin e taksës doganore.

“Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara. Ne kemi punuar së bashku për vite të tëra për të ndërtuar të ardhmen, për popullin e Kosovës që të jetojë ashtu si ka zgjedhur, në paqe”.

“Është e pabesueshme që pas gjithë asaj që kemi bërë së bashku, Kosova vlerëson miqësinë tonë kaq ulët, aq sa të injorojë këshillën tonë. Shtetet e Bashkuara vazhdojë të jenë të gatshme të ndihmojë dhe të përkrahin Kosovën që të arrijë një marrëveshje për normalizimin e raporteve me Serbinë, që do të përqendrohej në njohje reciproke, që do të ishte afatgjatë, e zbatueshme dhe do të përfitonin të dyja palët. Për 20 vjet ky ka qenë një qëllim i pamundur. Edhe pse ende ka vështirësi, kjo rrugë duhet të ndërmerret për të pasur siguri dhe prosperitet”, thuhet në letër.

Sipas Palmer, Cooper dhe Earth, vazhdimi i dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të vazhdojë pa pezullimin e tarifës. Ata thonë, se pa një vendim të tillë, raportet SHBA-Kosovë, nuk mund të rikthehen ashtu siç kanë qenë.

“Qëllimi ynë është që të shohim se Serbia, por edhe Kosova, veprojnë përgjegjshëm që dialogu t’i kthehet normalitetit. Hapi i parë drejt kësaj është pezullimi i tarifave. Derisa nuk e keni bërë një gjë të tillë, ne nuk mund të kemi raportet ashtu siç i kemi pasur”, thuhet në fund të letrës.

Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë taksën, e cila është vendosur nëntorin e vitit të kaluar.

Për një pezullim prej 120 ditësh është shprehur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Por, kryeministri, Ramush Haradinaj vazhdon të këmbëngulë se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia ta njoh shtetin e Kosovës.

indinjate Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.