Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nuk e njoh virusin”, TV grek, kronikë për Kryemadhin: Gruaja “konspirative” e presidentit shqiptar

18:09 / November 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qasja e Monika Kryemadhit ndaj pandemisë së Covid 19 dhe refuzimi për të mbajtur maskën ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave greke.

Së fundi telvizioni MEGA i ka kushtuar një kronikë bashkëshortes së Presidentit Ilir Meta, i cili i trashëgoi asaj drejtimin e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

MEGA citon një deklaratë të Kryemadhit teksa thotë: “

“Unë nuk e njoh Covid. Kush beson në Zot do të jetojë i lumtur pa Covid”.

Televizioni grek i referohet edhe deklaratës së fundit të Kryemadhit, e cila tha se kishte kaluar koronavirusin, por nuk kishte kuptuar asgjë vetë. MEGA thekson këtu faktin se Kryemadhi e zbuloi në Itali faktin që kishte kaluar Covidin teksa ishte për një operacion.

Po kështu në kronikën e MEGA TV i bëhet jehonë injorimit që Monika Kryemadhi i bën shifrave në rritje të Covid në Shqipëri dhe mosbesimin e saj te sistemi shëndetësor i vendit të saj për aq kohë sa vetë shkon në Itali.

Më tej televizioni përmend edhe disa shifra, rreth 6.7 milionë euro që janë shpenzuar në tetor e nëntor nga më të pasurit e vendit për t’u kuruar në Turqi.

Ndërkohë thotë MEGA, më të varfërit vdesin në Shqipëri sepse s’kanë mundësi të shkojnë jashtë shtetit. Për këtë cështje të ndjeshme, sipas televizionit grek, zonja e parë e Shqipërisë refuzon të përgjigjet dhe injoron rrezikun e pandemisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Para shpalljes së vendimit në Hagë, Komuna e Prishtinës shpalos banerin gjigant në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Shpallini të pafajshëm! (Foto)

14:00 / August 30, 2026

Programi “pas shkolle”, nis zbatimi në shtator për 408 shkolla në rang vendi

13:21 / August 30, 2026

Euro dominon kursimet, prezencë e lartë në kredi e borxh

12:40 / August 30, 2026

“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, ministri Gogu zbulon detaje nga mbledhja me Ramën

12:02 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.