Për të disatën herë ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim bën thirrje për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese brenda vitit. Në një mesazh në rrjetet sociale ku përshëndet mbledhjen e një dite më parë të KED-së ajo thekson se palët duhet të lëvizin me urgjencë.
“Mbledhja e djeshme KED tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Ai sjell një hap më afër një Gjykatë Kushtetuese deri më 31 dhjetor 2020. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, thekson ambasadorja.
