Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Jam në shtratin e vdekjes pasi humba motrën dhe një fëmijë”/ Pedagogia e infektuar zbardh SMS-të me Ramën

16:12 / November 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilirjana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pedagogia Ilirjana Kuçana është infektuar me Covid-19 dhe thotë se tamponin e ka kryer në privat, pasi shteti nuk është interesuar fare për gjendjen e saj. Në një intervistë për Fax News pedagogia ka dalë e mbuluar me batanije dhe me maskë, ndërkohë që ka zbuluar edhe komunikimin që ka bërë me kryeministrin Edi Rama. Ajo ka nxjerrë SMS-të që i ka dërguar kreut të qeverisë, ku ka marrë vetëm një përgjigej të telefonojë 0800 40 40.

“Unë jam detyruar që ta bëj në mënyrë private tamponin. Pas disa ditësh pritje, gjendja ime është vështirësuar dhe jam detyruar që të bëj analizat dhe kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Jam shumë e zhgënjyër nga vendi im, jam shumë e zhgënjyer nga shteti im dhe nga që jam taksapaguese e këtij vendi, kur mjeku i familjes nuk vjen. Ne jemi vetë i 4 i sëmurë të gjithë me Covid-19.  Shteti nuk ka indinjuar për të na pyetur. Kam telefonuar mjeken e familjes dhe më është përgjigjur me arrogancë duke më thënë se kam shumë të tjerë dhe jam e lodhur. Përgjigja e kryeministrit është të telefonojë 0800.

Fatkeqësisht më duhet të them se sot një vit më parë për shkak të kësaj mjekësie, para një viti kam humbur motrën dhe fëmijën tim dhe sot ndodhem sërish në shtratin e vdekjes. Falenderoj mjekët që i kam të njohur, të cilët na kanë ndihmuar në mënyrë miqësore dhe jo institucionale. Nuk kam pasur asnjë ndihëm nga asnjë instancë. Më vjen të ulëras. 

Bashkëshorti im pas një tensioni të ulët përfunduam në urgjencën e QSUT-së dhe dua ti them z. Brataj që të blejnë një aparat tensioni, sepse nuk gjenin dot aparat për ti matur tensionin. Kam marrë një mjekim 2 mijë euro për tension. Fatmirësisht kam pasur gjendjen ekonomike, por kam nevojë për një mjek. Uroj që këto instanca të kenë kujdes, tu shërbejne pacientëve dhe le të shpresoj se nuk është një hakmarrje politike karshi meje.”- tha Kuçana.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në brigjet e Qipros/ Konfirmohen 6 viktimat e para nga përmbysja e tragetit

15:19 / August 30, 2026

Para shpalljes së vendimit në Hagë, Komuna e Prishtinës shpalos banerin gjigant në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Shpallini të pafajshëm! (Foto)

14:00 / August 30, 2026

Programi “pas shkolle”, nis zbatimi në shtator për 408 shkolla në rang vendi

13:21 / August 30, 2026

Euro dominon kursimet, prezencë e lartë në kredi e borxh

12:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.