Është publikuar vidoe e momentit kur Këshilli i Qarkut i Bashkisë së Kukësi vendosi t’i heqë sot titullin “Qytetar Nderi” publicistit të njohur në Kosovë, Veton Surroi, i dhenë në vitin 2015.
Kryebashkiaku Safet Gjici këmbëngul se Surroi, nuk e meriton titullin pasi sipas tij Surroi ka bërë fushatë. Gjici dëgjohet duke thënë se Surroi duhet të shkojë në Gjykatë, duke shtuar se ky i fundit flet për interesat e veta.
“Jo vetëm që ai ka marrë një…si ta kuptojmë ne këtë. Ai po bën fushatë, ne nuk mund ta pranojmë si nder qarku, çfarë nderi qarku është kjo? Le të shkojë në gjykatë. Ai flet për interesat e veta, ky motivacion bie ndesh me atë që flet ai çdo ditë këtu. Ai flet hapur, nuk flet kot dhe në mënyrë kalimtare.” ka thënë Gjici.
