Edhe pse ka një vendim të qartë të Komitetit Teknik që ndalon grumbullimet me 10 persona, qendrat tregtare duket se janë kthyer në një burim infeksioni.
Teksa dyqanet në këtë qendër kanë bërë ulje për “Black Friday”, sikurse mund të shihni dhe nga këto foto të siguruara sot nga Tirananews, ka pasur grumbullim të qytetarëve pa asnjë radhë përpara këtyre dyqaneve.
Pa asnjë distancë dhe në disa raste pa maska, qytetarët janë dyndur tek dyqanet në qendrat tregtare sot për të përfituar nga uljet pa llogaritur më parë shëndetin e tyre. Vetëm sot ka pasur 18 të vdekur nga COVID-19, 8 prej të cilëve ishin në Tiranë.

