Argjentina vijon të mbetet në zi, pas vdekjes së legjendës së futbollit Diego Armando Maradona.
Gjithë botë është njoftuar për lajmin e trishtë, por një person në Argjentinë ende nuk e di se ylli Maradona tashmë ka vdekur. Ai është Carlos Billardo, ish-trajneri i Argjentinës në kohën kur luante Maradona.
Trajneri i Maradonës tashmë në moshë 82-vjeçare, në ekipin kombëtar Argjentinas, i cili fitoi Kupën e Botës në Meksikë në 1986, vuan nga shumë probleme shëndetësore dhe familja e tij vazhdon të fshehë vdekjen e Diegos.
“Nuk mund t’i them se Diego ka vdekur. Si mund t’i them? Ata kishin një marrëdhënie babë e bir”, tha vëllai i tij Jorge Billardo.
“Infermierët që po e ndjekin vijueshmërinë e tij shëndetësore, ishin informuar tashmë, që nga dita kur Diego u shtrua në spital, se nëse do të ndodhte një gjë e tillë e keqe, televizioni do të duhej të fikej. Ne i thamë se kishte një problem dhe ne vazhdojmë t’i tregojmë të njëjtën gjë. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë kur ai ta marrë vesh”, deklaroi Billardo.