Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pendohet ish gjyqtari Alaudin Malaj! Kërkon rishqyrtimin e çështjes në shkallën e parë të Vettingut, KPA nis përgatitjen për gjykim

22:28 / November 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alaudin malaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj, ka kërkuar që të rishqyrtohet çështja e tij në shkallën e parë të Vettingut. Malaj ka paraqitur një kërkesë pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ku ka kërkuar rikthimin e çështjes së tij në shkallën e parë të Vetingut.

Përvec kësaj, Malaj ka kërkuar gjithashtu edhe përjashtimin nga gjykimi të komisioneres Etleda Çiftja.

“Prishjen e vendimit nr. 294, datë 15.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si një vendim që është rrjedhojë e cenimit të parimit të paanësisë në mënyrën e formimit dhe përbërjen e trupit gjykues. Prishjen e vendimit datë 15.04.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rrëzimin e kërkesës për përjashtim duke vendosur: Pranimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit, dhe përjashtimin e komisioneres Etleda Çiftja nga përbërja e trupit gjykues. Dërgimin e çështjes së rivlerësimit të subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’u gjykuar nga një trup tjetër gjykues”, thuhet në kërkesën e Malajt, ku nënkuptohet dhe kërkesa e përjashtimit të Çiftjes.

Tashmë KPA ka nisur përgatitjet për gjykimin e çështjes. Shorit është hedhur dhe është paracaktuar trupa gjykuese e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama.

Malaj dha dorëheqjen nga detyra në korrik të vitit 2020, pas 27 vitesh karrierë. Kjo kërkesë u pranua nga KLGJ-ja po në të njëjtin muaj.

alaudin malaj pendohet vetingut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.