Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka deklaruar se Petrit Vasili ka dashur që ta kalojë Covid-19 vetëm me ibuprofen, një medikament që nuk është këshilluar për personat e infektuar.
E ftuar në ‘Zonë e lirë’, Kryemadhi tha se ai donte të pinte vetëm Ibuprofen, por që mjekët e shpëtuan.
“Vasili e kaloi mirë. Ai qëndronte shtrirë dhe donte që të merrte vetëm ibuprofen. Këmbëngulte, por e shpëtuan mjekët tanë të mrekullueshëm,”- tha Kryemadhi ndër të tjera.
