108-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ka bërë që të gjithë liderët politikë të shkojnë në qytetin e Vlorës, aty ku dhe është ngritur flamuri kuqezi nga Ismail Qemali.
Më kurora me lule në duar, të gjithë rresht shkojnë në sheshin e flamurit për të kryer ritet tradicionale. I pari që u prin është Presidenti Ilir Meta, veshur me një pallto teksa mban dhe një maskë të bardhë.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka veshur një kostum ngjyrë blu dhe mban maskë të kuqe.
