Deputeti socialist Ditmir Bushat ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë.
Në mesazhin e tij, Bushati nënvizon se fjalët e Ismail Qemalit gjatë aktit të shpalljes së pavarësisë tingëllojnë aktuale edhe sot.
“Fjalët e Ismail Qemalit gjatë aktit të shpalljes së pavarësisë tingëllojnë aktuale edhe sot: “të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qyetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të lirë”. Gëzuar festën e pavarësisë”, shkruan Bushati.
