Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov i ka dërguar telegramin e urimit Kryeministrit e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Edi Rama.
“I nderuar zoti Kryeministër,Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t`i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën.Ju uroj suksese në punë, ndërsa popullit shqiptar – lumturi dhe prosperitet.Sergej Lavrov”
