Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Kjo festë, kujtesë e forcës së kombit tonë”/ Basha homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe në përmendoren e Ismail Qemalit

11:29 / November 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha ismail qemali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në përkujtimin e ditës së Pavarësisë dhe Çlirimit të Atdheut. Basha vuri një kurorë me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri”.

“Sot është një ditë feste dhe gëzimi, por ajo na gjen ndryshe nga çdo vit tjetër. Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me sfidën e tejkalimit të pandemisë, e cila na ka marrë qindra bashkëqytetarë duke lënduar shumë familje, ndërkohë që mijëra të tjerë po vuajnë pasojat shëndetësore dhe shumë më shumë pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë. Në këto kushte, kjo ditë dhe kjo festë është një kujtesë e fuqisë dhe forcës së kombit tonë. Unë jam i bindur në fuqinë dhe forcën e qytetarëve shqiptarë, në fuqinë dhe forcën tuaj për të qenë së bashku dhe për të tejkaluar së bashku pasojat e kësaj krize dhe pandemie dhe për të dalë më të fortë, më të bashkuar e më të vendosur. Jam i bindur se 28 nëntori tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme, më të mirë dhe më afër Evropës. Ju uroj nga zemra gëzuar ditën e Pavarësisë! Gëzuar Ditën e Flamurit”, theksoi Basha.

Kryetari Basha zhvilloi homazhe dhe vendosi kurorë me lule në përmendoren e Ismail Qemalit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke nderuar themeluesit e shtetit shqiptar në 28 nëntor 1912.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS në Vlorë: Mirënjohëse për këtë kapitull

16:44 / August 30, 2026

Kryebashkiaku i Prishtinës akuzon Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave, thërret protestë me 1 shtator

16:00 / August 30, 2026

“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, ministri Gogu zbulon detaje nga mbledhja me Ramën

12:02 / August 30, 2026

Berisha drejt SHBA-së, i ftuar në konferencën e republikanëve në Teksas: “Pres dokumentet, do të marr pjesë”

18:18 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.