Homazhe dhe vendosje të kurorave me lule janë zhvilluar në varrezat e dëshmorëve në Mat, në 76-vjetorin e Çlirimit të vendit.
Drejtues të bashkisë Mat, Nënprefekturës, Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it, Organizatës së Dëshmorëve, ushtrisë, kanë nderuar dëshmorët e atdheut të rënë në luftë për çlirimin e vendit.
Për shkak të pandemisë numri i pjesëmarrësve ishte i kufizuar. Fjalën e rastit e mbajti kryetari i Organizatës së Veteranëve Mat, Sefer Duka. Më pas autoritetet vendore vendosën kurora me lule pranë obeliskut dhe bënë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve të Matit.



