Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bilanc lufte/ Mbi 400 000 viktima në Europë nga Covid-19

15:27 / November 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
depresion covid
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Evropa ka regjistruar mbi 400,000 viktima të koronavirusit që prej fillimit të pandemisë, ndërkohë që disa pjesë të kontinentit kanë nisur të zbusin kufizimet apo masat e izolimit.

Tetë muaj pas shpalljes së pandemisë, autoritetet evropiane kanë konfirmuar 400,949 viktima të koronavirusit, bazuar në të dhënat e qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Pesë shtetet që kanë raportuar bilancet më të rënda janë Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, Spanja dhe Rusia. Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel ka thënë se pavarësisht valës së dytë të pandemisë dhe kufizimeve të reja, ky vend ka kaluar “rrugë të gjatë” prej kur ka shpërthyer virusi në Evropë, në fillim të këtij viti.

“Sot ne dimë më shumë për mënyrat e infektimit, për mënyrat e mbrojtjes së vetes, për simptomat dhe mundësitë e trajtimit”, ka thënë ajo. Në kushtet kur vaksina është tani disa muaj larg shpërndarjes masive, ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, ka thënë se masat e izolimit të pjesshëm në ekonominë më të madhe në Evropë, mund të shtyhen deri në pranverën e vitit të ardhshëm, nëse infektimi nuk vihet nën kontroll.

“Ne kemi tre deri në katër muaj të gjatë të dimrit përpara nesh”, ka thënë Altmaier për Die Welt. “Është e mundshme që kufizimet të zbatohen deri në muajt e parë të vitit 2021”, ka thënë ai. Gjermania ka vendosur masa të kufizimit në fillim të muajit nëntor, që kanë rezultuar me mbyllje të bareve dhe restoranteve, ndonëse shkollat dhe dyqanet kanë mbetur të hapura. Autoritetet gjermane këtë javë kanë shtyrë masën e izolimit të pjesshëm deri më 20 dhjetor, por vendi fqinj, Franca, ka nisur rihapjen e pjesshme më 27 nëntor.

Veprime të ngjashme janë marrë edhe në Poloni, Holandë, Mbretëri të Bashkuar, Belgjikë, disa pjesë të Italisë dhe gjithandej në Evropë, ndonëse shumë kufizime vazhdojnë të aplikohen, për shkak të shifrave shqetësuese.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump njoftoi marrëveshjen, presidentja venezueliane: Për 25 vite, SHBA do marrë nën kontroll naftën tonë

17:40 / August 30, 2026

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë dhe dhunës ndaj grave: Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas

17:20 / August 30, 2026

U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr thikën e kuzhinës dhe vret të birin në Itali

17:01 / August 30, 2026

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë

16:20 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.