Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj ka vijuar inspektimet në Gjepalaj në Shijak, në banesat e dëmtuara nga tërmeti.
“58 familje të kësaj zone, do ta festojnë Vitin e Ri brenda tyre dhe pas një mundimi e durimi të madh do të jetojnë në kushte më të mira se ato që kishin një vit më parë”, u shpreh Rama.
Teksa pa nga afër shtëpitë e reja, kryeministri u ndal edhe në shtëpinë e re të një familjari ku edhe ka hequr këpucët së bashku me ministrin e Rindërtimit Arhmetaj, pasi të njëjtin veprim e bëri kryefamiljari.
Biseda e plotë
Rama: Unë nuk i heq asnjëherë këpucët.
Kryefamiljari: Mirë është me i hek!
Rama: Epo po i heq atëherë, duhet me i ndjek rregullat e familjarit
Këpucët i heq edhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, i cili kishte veshur çorape të kuqe.
Më pas Rama nuk ngurron të bëjë një batutë me çorapet e Ahmetajt. “Ky më ka marrë çorapet e mia, i kam pasur unë dikur, i vesh ky tani”,- tha Rama.
Më pas ata dalin nga shtëpia dhe veshin këpucët.
Kryefamiljari: E kemi si traditë me iu përcjellë…
Rama: Tani do na përcjellësh se na hoqe edhe këpucët.

