Ditën e sotme, është mbajtur “online” mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku u miratua ngritja e 92 Zonave të Administrimit Zgjedhor.
Ka qenë anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Çaka , i cili ka kërkuar zhvillimin e një seance të posaçme për trajtimin e shqetësimit të tij lidhur me ndryshimin e adresave nga ana e Gjendjes Civile.
Ndërkohë gjatë takimit online , Anëtarja e Rregullatorit, Helga Vukaj ka zbuluar se është prekur nga koronavirusi. E pyetur nga përfaqësuesi i PD-së në lidhje me shëndetin e saj, ajo tha se ndodhet në shtëpi, pasi është prekur nga COVID-19.
Biseda:
Felga Vukaj: Fol me zë
Në zyrë je?
Vukaj: Jo s’jam në zyrë, jam në shtëpi, me Covid
U, ç’thua moj? Të shkuara. të shkuara. Po Bujari?
Vukaj: Edhe Bujari
Ashtu kam nusen unë, me Covid
Vukaj: Dita e 7-të sot
Dita e 11-të sot
