Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë dhe Kujdesin Social në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, deklaroi sot se virusi është nën kontroll.
Hancock në një deklaratë për mediat tha se Lock-Down-in i dytë që kaluan britanikët rezultoi me sukses dhe sipas tij për fat të mirë virusi është sërish nën kontroll. Po ashtu ai ka zbuluar planin e radhës të Britanisë së Madhe për të zhvilluar testim masiv, edhe të personave asimptomatikë në ‘zonat e nxehta’ apo të nivelit të tretë siç i quan qeveria britanike.
Ndër të tjera, Hancock është shprehur se testimi masiv sjellë uljen e rasteve me COVID-19 në Liverpool, teksa do të bëhen teste dhe në 3 zona të tjera për t’i ndihmuar ato të dalin nga kufizimet.
”Qeveria tani po zgjeron programin e saj të testimit të komunitetit, duke përfshirë testimin e njerëzve pa simptoma.Testimi masiv ka ulur me sukses normat e çështjeve në Liverpool dhe qeveria dëshiron ta shtrijë këtë më gjerësisht ”,- tha Hancock.
