Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Thaçi tashmë e pranon: Marrëveshja mund të arrihet në 2019-n, por Serbia nuk do ta japë si dhuratë njohjen

22:33 / February 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thaci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha në një intervistë për emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, se 2019-ta mund të jetë viti i arritjes së një marrëveshjeje historike Kosovë-Serbi, por pranoi se arritja e saj nuk do te jetë e thjeshtë dhe demarkacioni I kufirit zë peshë të rëndësishme.

“Serbia nuk do ta japë si dhuratë njohjen e Kosovës, por në një proces të diskutimit të çështjeve të ndjeshme. Pa njohjen e kufijve reciprokë, njëri me tjetrin nuk do të ketë njohje”, – tha Thaçi në “Përballë”.

Ideja e hedhur nga Thaçi për korrigjimin e kufijve ka ngjallur mjaft reagime. Të shumtë janë ata që mendojnë se ajo do të hapte “Kutinë e Pandorës”. Por Presidenti Thaçi shprehu këtë qëndrim në RTSH: “Kutia e Pandorës sot është e hapur. gjidhja e problemit përfundimtar e problemit mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë e mbyll kutinë e Pandorës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse mund të arrihet një marrëveshje paqësore, pa probleme, pa konflikte, pa viktima, pa tragjedi, pa spastrime etnike dhe gjenocid”.

Presidenti Thaçi foli edhe për takimin në Paris me Presidentin e Rusisë, Putin.“Për hir të opinionit e kam pyetur, po nëse arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, ndodh njohja reciproke, çështja e Kosovës kalon në Këshillin e Sigurimit, cili do të jetë pozicioni juaj. “Ne nuk mund të sillemi më serbë se Serbia” më tha”, – u shpeh Thaçi në “Përballë”
I pyetur lidhur me bisedën telefonike me Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, Thaçi tregoi për kërkesat e tij. “Kërkoi pezullimin e taksës dhe hapjen e mundësisë për dialog dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, përndryshe siç ka theksuar dhe ai, SHBA-së është duke i humbur durimi”. 

hashim thaci Presidenti i Kosovës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Do të shkatërrojmë infrastrukturën e Iranit në Hormuz, nëse do të jetë e nevojshme

17:55 / June 28, 2026

Papa Leo lutet për viktimat e tërmetit në Venezuelë, BE dërgon ndihmë emergjente

17:17 / June 28, 2026

Venezuela nuk gjen qetësi, lëkundje të reja pas tërmeteve shkatërruese

13:58 / June 28, 2026

Rreth 1 mijë vdekje shtesë nga vala e të nxehtit në Francë, spitalet drejt mbingarkesës

12:58 / June 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.