Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

A mund t’i identifikojë qeni të infektuarit me koronavirus?

19:40 / December 1, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8BD6E8EA 20BB 4597 A8D6 BE5A90B10080
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që qentë kanë një nuhatje mbresëlënëse, kjo nuk është diçka e re. Por që ata mund të nuhatin dhe identifikojnë të infektuarit me koronavirusit me një saktësi gati të përsosur, kjo do të ishte një arritje e jashtëzakonshme.

Por në mbarë botën, ka gjithnjë e më shumë studime që flasin për këtë aftësi madhore të qenve, gjë që ka nxitur akoma më shumë idenë, se kafshët mund të na ndihmojnë në fakt që ta vëmë nën kontroll pandeminë e Covid-19.

Gjithsesi, duhet të bëjmë ende shumë kujdes. Në fakt, shumica e këtyre eksperimenteve, nuk janë shqyrtuar ende nga ekspertë të tjerë, dhe as janë botuar nga revistat shkencore, dhe për këtë arsye nuk janë vlerësuar nga komuniteti shkencor.

Vetëm sa për ta kuptuar, ne njerëzit jemi të pajisur me rreth 5-6 milion receptorë të nuhatjes, ndërsa qentë kanë deri në 300 milion të tillë, dhe kjo u jep mundësi të zbulojnë edhe aroma me përqendrimin më të vogël në çfarëdolloj ambienti.

Një aftësi kjo e jashtëzakonshme e tyre, të cilën ne jemi duke e shfrytëzuar prej kohësh. Për shembull mendoni pak për qentë që i shohim shpesh në vende si aeroportet, pasi mund të zbulojnë armët e zjarrit, eksplozivët dhe drogën.

Por jo vetëm kaq: qentë janë gjithashtu të aftë të identifikojnë lloje të caktuara të kancerit, malaries dhe sëmundjeve të tjera virale, edhe pse nuk është ende e qartë se cili është mekanizmi i saktë që e mundëson këtë gjë.

Për shembull, shumë ekspertë spekulojnë se disa sëmundje bëjnë që trupi i njeriut të lëshojënë ajër disa përbërje organike specifike të paqëndrueshme (Cov), molekulat e të cilave avullojnë për të krijuar një aromë që qentë mund ta njohin.

Sikurse raporton “Nature”, ditët e fundit grupe të ndryshme shkencëtarësh janë duke punuar me këto kafshë, për të kuptuar aftësinë e tyre për të identifikuar koronavirusin. Ata u bënëbashkë me një konferencë në internet, që i dha mundësi të shkëmbejnë rezultatet paraprake nga eksperimentet e ndryshme.

Nga takimi doli se në disa teste të kryera në aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe, Finlandës dhe Libanit, qentë identifikuan raste pozitive të koronavirusit, edhe disa ditë më parë se sa testet klasike, duke sugjeruar kështu se ata mund ta gjurmojnë infeksionin paranisjes së simptomave.

Për shembull, në eksperimentet e kryera nga studiuesit në Universitetin e Shën Jozefit në Bejrut, 18 qen u trajnuan për të nuhatur mostrat e djersës nga njerëzit e infektuar me Covid-19, dhe të uleshin përtokë, sa herë që zbulonin shenja të infeksionit.

Më pas ata nuhatën rreth 1,600 pasagjerë në aeroport, duke zbuluar 158 raste pozitive me koronavirus, të konfirmuara më pas edhe nga testet molekulare. Sipas të dhënave të pabotuaraende, ata arritën të identifikojnë saktë rastet pozitive me një saktësi prej 92 për qind.

“Askush nuk pretendon që qentë të zëvendësojnë testet PCR, por ndihma e tyre mund të jetë shumë e vlefshme”- tha për “Nature” Holger Volk, neurolog veterinar në Universitetin e Hanoverit në Gjermani. Në studimin e tij, i vetmi që është botuar deri më tani, 8 qen u trajnuan me mostrat e marra nga rrugët e frymëmarrjes të 7 njerëzve pozitivë me koronavirus,dhe të 7 personave të tjerë të shëndetshëm.

Qentë, shpjegon eksperti, identifikuan 83 për qind të rasteve pozitive, dhe 96 për qind të atyre negativë. Por disa ekspertë, janë skeptikë ndaj këtyre gjetjeve, duke deklaruar se numri i pjesëmarrësve ishte shumë i vogël, dhe se qentë mund të kishin mësuar ta identifikonin erën specifike të mostrave, sesa atë të koronavirusit.

Pra ndonëse të dhënat janë premtuese, ato do të duhet të konfirmohen në një shkallë shumë më të gjerë, në mënyrë që të vlerësohet se sa shumë mund të na ndihmojnë qentë në zbulimin e rasteve pozitive me Covid-19. / WIRED – BOTA.AL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump njoftoi marrëveshjen, presidentja venezueliane: Për 25 vite, SHBA do marrë nën kontroll naftën tonë

17:40 / August 30, 2026

U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr thikën e kuzhinës dhe vret të birin në Itali

17:01 / August 30, 2026

Kryebashkiaku i Prishtinës akuzon Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave, thërret protestë me 1 shtator

16:00 / August 30, 2026

Ish kancelarja Angela Merkel u bën thirrje gjermanëve: Ngrihuni, duhet të luftojmë për demokracinë

12:58 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.