Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Dietologët: Pica një zgjedhje më e mirë se shumica e drithërave

23:44 / February 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
picat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është e dielë dhe zgjohesh në mëngjes me dhimbje koke pas një nate duke pirë dhe sillesh në krevat duke parë – Oh Zot çfarë është ajo? Oh po, është një copë nga pica që ke blerë mbrëmë! Ç’kemi!

Zgjohesh nga krevati dhe zvarrit veten në kuzhinë për ta ngrohur. Mmm, po. Nuk ka gjë më të mirë se sa një copë e ngrohtë pice për vaktin më të mirë të ditës.

Nëse ke vënë në dyshim nëse pica është ushqimi i duhur për këtë vakt, mos u shqetëso se një dietolog ju ka dalë në mbrojtje. “Mund të befasohesh po të zbulosh se një copë mesatare pice dhe nje tas me drithëra kanë pothuaj të njëjtën sasi kalorish,” thotë Chelsey Amer. “Sidoqoftë, pica ka më shumë proteina që do ju mbajnë më të ngopur gjatë paradites.”

Të surprizuar? Ky është një goxha konfirmim, duke patur parasysh që shumica e drithërave në treg nuk janë gjë tjetër përveç se një grusht sheqer. “Nuk është se po zgjedh picën si mundësinë më të mirë e të ushqyerit për mëngjes,” thotë Amer kur u pyet që të qartësonte deklaratat e saj. “Shumë nga drithërat t= e prodhuara për vaktin e mëngjesit kanë po aq shumë sheqer sa një çokollatë.”

Megjithatë, ajo u shpreh se nuk mund të thotë këtë gjë për të gjitha llojet e çdrithërave. “Unë vetë kërkoj që në etiketë të ketë të paktën 5 gramë fibra dhe jo më shumë se 5 gramë sheqer të shtuar,” shkruan ajo në lidhje me zakonet e saj të blerjes së çerealeve. “Gjithashtu, përbërësi kryesor duhet të jetë 100% gruri. Pastaj, kombinoji drithërat me një burim të mirë proteinash siç është kosi grek, qumështi, ose disa kokrra frutash të thata ose fara, dhe hidh ca manaferra sipër për më shumë fibra, vitamin dhe minerale.”

Po në lidhje me picën?

“Mendoj se njerëzit duhet të hanë çfarë duan për momentin,” shprehet Amer. “Duke ngrënë një copë pice për mëngjes, mund të shmangë të ngrënit e një pice të tërë më vonë gjatë ditës.”

Epo e dëgjuat vetë. Futeni picën në tost dhe bëje “picë për mëngjes”. Por a mund të themi nëse është më e mirë se një tas me drithëra? Shumica akoma nuk e mbështesin këtë.

pica
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.