Sherri në një lokal ka qenë me pasoja fatale për një shqiptar të Maqedonisë në Vocklabruck të Austrisë. Mediat vendase flasin se bëhet fjalë për Besar N., 29 vjeç. Ngjara ka ndodhur në një lokal të zonës ku shqiptari është qëlluar me thikë nga persona që nuk janë identifikuar ende.
Viktima ishte prind i dy fëmijëve, citojnë të afërmit mediat austriake. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e vrasjes misterioze, teksa dyshohet se mes tyre ka dhe shqiptarë.