Raporti i Venecias për ndryshimet Kushtetuese të bëra nga mazhoranca ka shkaktuar debate mes opozitës dhe mazhorancës. Një debat i fortë u zhvillua në media mes Endri Shabanit dhe Agron Gjekmarkajt. Debati mes tyre nisi kur Gjekmarkaj i tha Shabanit që i shërben Edi Ramës.
Pjesë nga debati:
Gjekmarkaj: Është e kuptueshme tani. Partitë e vogla i shërbejnë Ramës.
Shabani: Si i shëbej Edi Ramës unë? Është e turpshme kjo.
Gjekmarkaj: Unë flas për fenomenin, spo them për ju personalisht.
Shabani: Më bëre akuzë, ma shpjego tani.
Gjekmarkaj: Partitë e reja po peshkojnë vota në pellgun e opozitës. S’merrem me ju. Ju keni në partinë e Rudina Hajdarit.
Shabani: Shpjegoje, edhe unë mund të them se jeni shërbëtor.
Gjekmarkaj: S’ke këllqe të më thuash shërbëtor mua. Fenomeni është ky, ju hiqni vota nga opozita dhe i çoni te Edi Rama.
Shabani: Nuk ndodh kjo, sepse votuesi im është votues që nuk beson as te Rama e as te Basha. Ky votues nëse s’më voton mua, nuk voton fare.