Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga fitimi i betejës gjyqësore me PD tek dorëheqja si akt moral, dy vitet e Valdrin Pjetrit në kërkim të drejtësisë

13:06 / December 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pjetri 1564765659
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, PD ka pësuar një tjetër humbje. Pas dy viteve, Valdrin Pjetri ia ka dalë që të fitojë betejën gjyqësore dhe politike të nisur nga PD duke u liruar nga akuzat.  Tashmë ai nuk do të gjykohet dhe as do të hetohet për akuzën e “Falsifikimit të formularëve”.

Gjykata e Tiranës i dha të drejtë ish-kandidatit të Partisë Socialiste për kryetar në Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri për mosdeklarimin e një dënimi të drejtësisë italiane në formularin e dekriminalizimit dhe vendosi pushimin e hetimeve.

Vendimi u shpall të mërkurën nga gjyqtari Artan Gjermeni, pas shqyrtimit në seancë paraprake të kërkesës së Prokurorisë për pushimin e çështjes penale ndaj Pjetrit.

Ka qenë Prokuroria që ka kërkuar pushimin e hetimit për Pjetrin.

Më 17 dhjetor 2019, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi nisjen e procedimit penal ndaj Valdrin Pjetrit, për mosdeklarim në formularin e ligjit për dekriminalizimin të dënimit në Itali për “mbajtje të lëndës narkotike”.

Prokurori Ervin Karanxha e bazoi kërkesën për pushimin e çështjes në vendimin që Gjykata e Firences ka dhënë ndaj Valdrin Pjetrit në vitin 2003.

Në kërkesën për pushim të prokurorisë thuhet se Gjykata e Firences kishte vendosur pezullimin e dënimit dhe mospërmendjen e tij në të ardhmen.

Më tej, prokuroria argumenton se duke qenë se vepra penale ka ndodhur në shtetin fqinj, në rastin konkret zbatohet ligji penal italian dhe jo ai shqiptar duke konkluduar se Pjetri nuk i ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Valdrin Pjetri u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës si kandidat i vetëm në vitin 2019.

Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës duke deklaruar se ishte gati të hetohej, si qytetar dhe jo si kryebashkiak. Tërheqja e tij nga posti i la vendin Voltana Ademit, e cila edhe pse e pazgjedhur, po drejton prej 2 vitesh përtej mandatit Shkodrën.

Lexo edhe: Gjykata rrëzon akuzat për Valdrin Pjetrin, kandidati për Bashkinë e Shkodrës rezulton i pafajshëm

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamjet nga pritja në Pallatin Elysee, mirëpritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij

22:24 / November 10, 2026

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

21:00 / November 10, 2026

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 2026

“Strasburgu në favor të Fredi Belerit”, GJEDNJ kritikon paraburgimin si joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë 5,450 euro dëmshpërblim

15:50 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.