Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin e Paqes në Paris, ku foli për zgjerimin e Bashkimit Europian, të ardhmen e brezit të ri, protestat në Shqipëri dhe emigracionin. Rama tha se Shqipëria synon të mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027, nëse gjithçka shkon mirë, por theksoi se procesi varet edhe nga zhvillimet brenda vetë Unionit.

Gjatë bashkëbisedimit në Musée de l’Homme, kryeministri u pyet për protestat në Shqipëri dhe ngjashmëritë e tyre me ato në Itali dhe Francë. Rama tha se projekti i lidhur me Jared Kushner ishte shkaku që nxiti zemërimin e qytetarëve në manifestimet e fillimqershorit.

“Ishte si një lloj shamie apo flamuri i kuq që nxiti zemërimin e ‘demit’ në qytetin tonë”, u shpreh Rama.

Sipas tij, në protestat e para morën pjesë shumë qytetarë nga fusha të ndryshme të jetës, ndërsa më vonë mbeti një numër i vogël protestuesish që përshkallëzuan në dhunë. Kryeministri tha se këto veprime janë të papranueshme dhe nuk kanë lidhje me protestën fillestare.

Duke folur më tej për tubimet në Tiranë, Rama i cilësoi ato si një situatë komplekse, ku sipas tij ndërthuren shqetësimet për mjedisin, koston e jetesës, partitë e opozitës, ndikimi i Iranit, ANTIFA dhe persona të sjellë nga krimi i organizuar.

“Sfondi i kësaj proteste është mjaft komplekse. Është si një tenxhere ku zien gjithçka. Nga shqetësimi për mjedisin, gjepura anti-semite të ndezura nga armiqtë e vendit tonë, si republika Khomeiniste e Iranit, parti të mëdha e të vogla të opozitës që fshihen pas, iluzionet e ANTIFA-s, por edhe njerëz që kanë shqetësimet e tyre për kostot e jetesës e deri te njerëz të sjellë nga krimi i organizuar.”, tha Rama,

Kryeministri u ndal edhe te ndikimi i rrjeteve sociale, duke e përshkruar situatën në Europë si një përplasje mes botës reale dhe mediave sociale, ku të rinjtë marrin informacion, keqinformim dhe ndikohen në mënyrën se si përfshihen në protesta.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rama tha se, sipas progresraportit, Komisioni Europian e ka përcaktuar vitin 2027 si periudhën kur duhet të punohet për Traktatin e Anëtarësimit.

“Unë kurrë nuk premtoj dot për gjëra që s’varen prej meje. Ajo që është e qartë, bazuar në progresraportin, Komisioni Europian është shprehur se 2027 është viti kur duhet të punojmë me Traktatin e Anëtarësimit dhe nëse çdo gjë shkon mirë, do t’i përmbyllim negociatat në fund të vitit të ardhshëm”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se ecuria e procesit do të varet edhe nga situata politike në Europë, duke përmendur zgjedhjet e ardhshme në Francë.

“Askush nuk e di se ç’lloj France do të dalë nga këto zgjedhje. Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të përfundojmë punën tonë”, tha kryeministri.

Rama foli gjithashtu për emigracionin, duke thënë se nuk e konsideron një prirje në rritje, por pjesë të zhvillimit të vendit dhe të pritshmërive gjithnjë e më të larta të qytetarëve.

Sipas tij, Shqipëria ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit, me rritjen e pagave, ekonomisë dhe turizmit. Ai përmendi edhe praninë e Shqipërisë në shtypin francez për plazhet dhe mikpritjen.

Sa i përket demokracisë, Rama tha se ajo është një proces që kërkon përmirësim të vazhdueshëm, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende si Franca.

“Demokracia është një kapitull që nuk mbaron kurrë. Nuk është e përkryer dhe gjithmonë duhet të kujdesemi për të dhe ta përsosim. Kemi shumë punë për të bërë”, u shpreh ai.

Forumi i Paqes zhvillohet më 10 dhe 11 nëntor në Paris. Këtë vit, në qendër të diskutimeve është qeverisja efektive si një nga kushtet për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet.

irani Opozita Paris protestat Rama tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Strasburgu në favor të Fredi Belerit”, GJEDNJ kritikon paraburgimin si joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë 5,450 euro dëmshpërblim

15:50 / November 10, 2026

Dosja e ndarë e Veliajt, gjykata e posaçme jep vendimet për disa të pandehur në 25 nëntor

15:45 / November 10, 2026

Erion Veliaj kërkesë Blendi Klosit dhe SPAK-ut për të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së!

15:43 / November 10, 2026

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë gjykatë”, kreu i KLGJ-së kërkon troje dhe 199 punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda shtetit

15:41 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.