Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vdiq në motel pas konsumimit të viagrës, 61-vjeçari, zyrtar i MBP-së

15:00 / December 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
how to build motel website 590x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja dalin në dritë nga vdekja e 61-vjeçarit nga Gjakova, në një motel. Ngjarja ndodhi të mërkurën. 61-vjeçari mësohet se është shtetasi me inicialet Gj.B., punëtor i Qendrës për Pajisje me Dokumente në Komunën e Gjakovës.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Gjakovës ka bërë të ditur se së bashku me 61-vjeçarin ishte një 21-vjeçare nga Kosova, e nacionalitetit ashkali. Ajo kishte tentuar t’i jepte ndihmë, por pasi nuk kishte pasur sukses e kishte lajmëruar policinë. Policia bashkë me emergjencën kanë shkuar në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Sipas mjekut kujdestar në vendngjarje, dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është gjetur në vendngjarje, që dyshohet të jetë viagra. Rasti është konfirmuar edhe në raportin 24 -orësh të Policisë së Kosovës.

“Gjakovë 02.12.2020-17:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë. Policia po ashtu njofton se trupi i pajetë i 61-vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Debati për ilaçet në Kosovë/ Opozita akuzon qeverinë për mungesë barnash, ndërsa ministri Vitia pranoi problemin

21:58 / November 13, 2026

Sky News ngre alarmin për rrjetet shqiptare të kokainës në Britani, avokati nga Londra: Duhet bashkëpunim me SPAK për të zbuluar kokat

19:39 / November 13, 2026

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

12:42 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.