Një 30-vjeçari i kanë vjedhur çantën e dorës ku kishte një sasi lekësh. Ndërkaq policia po punon për identifikimin e autorëve.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 05.12.2020, rreth orës 08:25, në lagjen nr. 18, dy shtetas të paidentifikuar, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E. R., 30 vjeç, banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
