Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tragjedia me 86 viktima në Bullgari, zbulohet shkaku i aksidentit

16:52 / November 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 49
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bullgaria është në zi kombëtare pas aksidentit tragjik që përfshiu 86 automjete në autostradën Trakia.

Në këtë aksident humbën jetën 11 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Aksidenti masiv ndodhi më dje, pranë qytetit të Jambolit, ku një seri përplasjesh zinxhirore përfshiu automjete në të dyja drejtimet e autostradës që lidh Sofjen me Burgasin.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, 51 persona u transportuan dhe u shtruan në spitale për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa 13 prej tyre po trajtohen në gjendje të rëndë.

Dyshimet paraprake të autoriteteve janë përqendruar te mjegulla e dendur dhe dukshmëria e kufizuar, të cilat mund të kenë ndikuar në përmasat e aksidentit.

Megjithatë, hetuesit po shqyrtojnë edhe faktorë të tjerë, përfshirë gjendjen e asfaltit, sinjalistikën rrugore dhe shpejtësinë me të cilën lëviznin automjetet në momentin e përplasjeve.

Kryeministri Rumen Radev ka kërkuar një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie. Ndërkohë, qeveria ka vënë në dispozicion edhe avionë ushtarakë për transportimin e të plagosurve dhe lehtësimin e operacionit të emergjencës.

Ndërkohë, Bullgaria ka shpallur ditë zie kombëtare, ndërsa hetimet për aksidentin që shkaktoi kaq shumë viktima dhe dëme materiale në një nga arteriet kryesore rrugore të vendit vijojnë.

aksidenti masiv Bullgari shkaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Maran para sfidës me Finlandën: Tifozët besojnë te ne, do të japim maksimumin për fanellën kuqezi

17:05 / November 11, 2026

Zbulohet letra e Trump për Biden/ Ia la pasardhësit në zyrë pas mbylljes së mandatit të parë Presidencial

16:56 / November 11, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.