Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Irfan Hysenbelliu pas ndarjes nga jeta të vëllait: Humbëm djalin e përkushtuar dhe babanë model. Do mbështes me forcë trashëgimtarët e tij

16:47 / December 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kasemi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Irfan Hysenbelliu vëllai i  presidentit të Fax Neës, Kasem Hysenbelliu ka përcjellë një mesazh prekës për humbjen e trishtë.

Irfan Hysenbelliu u shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që e kanë ngushëlluar familjen e tij për këtë humbje të parakohshme, ndërsa shton se me ndarjen nga jeta të Kasemit familja ka humbur djalin, babanë shembullor e të përkushtuar dhe vëllanë e pazevëndësueshëm.

Hysenbelliu shkruan pas humbjes së vëllait tij do të jetë, në mbështetje të plotë të fëmijëve të tij të mrekullueshëm, që të çojnë përpara aspirarat dhe në përmbushje të vullnetit të vetë Kasemit.

Mesazh i z. Irfan Hysenbelliu, për ndarjen nga jeta të vëllait Kasëm Hysenbelliu:

Të dashur miq dhe të afërm të familjes Hysenbelliu, kolegë dhe bashkëpunëtorë të vëllait tim të ndjerë!

Një falenderim kolektiv për të gjithë ju do të ishte shumë pak, për të shprehur mirënjohjen time të thellë për gjithë mesazhet e ngushëllimit dhe mbështetjes që na keni ofruar në këtë ditë dëshpërimi. Situata që po kalojmë më detyron t’ju drejtohem publikisht e t’ju kërkoj ndjesë që s’mund të komunikoj dot me secilin prej jush.

Sot familja humbi Kasëmin, në një dhimbje që s’mund të përshkruhet me fjalë: ne humbëm djalin e përkushtuar e babain model, bashkëshortin ideal e vëllain e pazëvendesueshëm, xhaxhain e dajën e dhimbsur, një njeri zemërbardhë. Ju, në një solidaritet unikal, na treguat se Kasëmi s’ishte vetëm “familjari model” por edhe një shok e mik i çmuar, drejtues i aftë, koleg e bashkëpuntor i vyer, njeri vizionar e i përkushtuar, mik i të gjithëve.

Faleminderit nga zemra secilit prej jush!

Jam thellësisht i tronditur nga kjo humbje e rëndë dhe të ndahemi prej tij do të jetë tepër e vështirë, por nuk do të na mungojë forca për ta mbështetur fort trashëgiminë e Kasëmit si edhe të gjitha projektet e nisura prej tij, në mënyrë që ato të shkojnë përpara, në veçanti televizioni Fax Neës. Pas humbjes së vëllait tim të shtrenjtë, do të jem gjithashtu në mbështetje të plotë të fëmijëve të tij të mrekullueshëm, që të çojnë përpara aspirarat dhe në përmbushje të vullnetit të vetë Kasemit.

Ai iku për të na lënë të gjithëve në trishtimin e mungesës së tij, pa humorin e hollë, e planet e pafundme. Por edhe pse s’mundemi ta kemi më fizikisht Kasëmin, asgjë s’do ndryshojë në vazhdimin e misionit të tij. Bashkëshorja dhe fëmijët, gjithë familja e tij e madhe, jemi të gjithë bashkë, për të përjetësuar projektet dhe veprën e tij. Faxneës dhe Faxëeb, produktet e shpirtit e mendjes së Kasëmit do të mbështeten pa kursyer asgjë për të përmbushur ëndrrën e Kasëmit, vëllait tim të paharruar. U prehtë në paqe!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë dhe dhunës ndaj grave: Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas

17:20 / August 30, 2026

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë

16:20 / August 30, 2026

Tragjedia në brigjet e Qipros/ Konfirmohen 6 viktimat e para nga përmbysja e tragetit

15:19 / August 30, 2026

Para shpalljes së vendimit në Hagë, Komuna e Prishtinës shpalos banerin gjigant në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Shpallini të pafajshëm! (Foto)

14:00 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.