Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do jetë i zgjedhuri i PS si kandidat për Bashkinë e Shkodrës? Përgjigjet ministri Karakaçi

22:58 / November 13, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karakaci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në një intervistë për Klan News foli mbi projektet madhore të infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe sektorin energjetik në vend.

Ai theksoi se priten zhvillime të rëndësishme për rrjetin hekurudhor, duke theksuar se brenda pak ditëve pritet të shpallet fituesi për linjën Vorë-Hani i Hotit, me vlerë mbi 300 milionë euro, prej të cilave 150 milionë euro janë grant nga BE-ja.

Po ashtu, për linjën Durrës-Rrogozhinë procedura u shpreh Karakaçi po shkon drejt fundit, me synimin që ndërtimi për të dyja të nisë brenda vitit 2027.

Lidhur me hekurudhën Tiranë-Durrës, ministri sqaroi se shinat janë realizuar në rreth 90% dhe stacionet në 75%, ndërsa komponenti i fundit mbetet elektrifikimi, për të cilin pritet miratimi përfundimtar nga BERZH.

Për sa i përket autostradës Milot-Balldren, Karakaçi e cilësoi atë prioritet absolut për ndërlidhjen e veriut me pjesën tjetër të vendit, duke theksuar se brenda fundit të muajit pritet lidhja e kontratës koncesionare me synim marrjen e lejes së ndërtimit në fillim të vitit 2027, ndërsa aksi ekzistues do të mbetet tërësisht pa pagesë.

“Milot-Balldren është prioriteti im si ministër. Është nga projektet infrastrukturore më të rëndësishme që ne kemi. Patjetër është pjesë e Korridorit Blu, por ajo që është më e rëndësishme është aksi që ndërlidh qarkun e Shkodrës, Lezhën, me pjesën dhe me pjesët e tjera të qendrës dhe jugut të Shqipërisë. Është një korridor shumë i rëndësishëm. Patjetër është një vepër, le të themi, infrastrukturore e komplikuar. Është një kontratë koncesionare 35 vite.

E rëndësishme është fakti që është një gjurmë tërësisht e re, që nis në Milot dhe kalon në një tunel në Balldre dhe kalon tërësisht qytetin e Lezhës, duke bërë shfryrjen totale të trafikut. Por ka dhe një lajm tjetër të rëndësishëm, që rruga ekzistuese që do të çojë në Lezhë do të vazhdojë të jetë rrugë ekzistuese pa pagesë, duke mos dëmtuar as bizneset, por duke i dhënë dhe mundësinë qytetarëve që nëse duan të ecin pa pagesë, të ecin me atë.

Ndërkohë, gjurma është tërësisht e re, ka një tunel dhe unë shpresoj që brenda fundit të nëntorit ne të kemi një kontratë koncesionare të lidhur, pasi fituesi është bërë në qershor, me shpresën që brenda fillimit të vitit 2027 të kemi një leje ndërtimi. ”, theksoi ai.

I pyetur për zërat që qarkullojnë mbi një kandidim të mundshëm në krye të Bashkisë Shkodër, Karakaçi e përjashtoi kategorikisht:

“Më dëgjo me vëmendje. Unë nuk kam asnjë ambicie për të kandiduar për Bashkinë e Shkodrës.  Unë kam nderin e jetës time që të jem drejtues politik në bashkinë për të cilën unë kam lindur dhe jam rritur dhe patjetër që me aq sa kam mundësi bëj maksimumin tim, që në atë bashki të punoj çdo ditë për të nxjerrë përsëri kandidat fitues zotin Benet Beci, i cili në vitin 2023 ka bërë një fitore spektakolare për Partinë Socialiste.

I dëshmoi qytetit se çfarë di të bëjë Partia Socialiste kur merr bashkinë. Unë ndihem shumë i kënaqur sa herë që kaloj në Shkodër dhe shoh transformimin rrënjësor që ka ndodhur në Shkodër nën drejtimin e zotit Beci dhe si e tillë që kur unë kam shkuar drejtues politik në mars dhe derisa sa të vazhdoj të kryej detyrën në zgjedhjet pasuese, do vazhdoj të punoj për kandidaturën e zetit Becit dhe për ta rimandatuar edhe një herë tjetër kryetar bashkie në Shkodër.

Aktualisht kemi kandidat të vetëm dhe mendoj që i vetmi që është dhe e meriton të jetë për një mandat të dytë është vetëm Benet Beci”, tha ai.

bashkia kandidat karakaci PS Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

21:40 / November 13, 2026

“Nga janari 2027 ulen komisionet për pagesat me kartë”, Ibrahimaj: Bizneset do të kenë më pak kosto për transaksionet

20:39 / November 13, 2026

Fantazma e kandidatëve të protestës

19:59 / November 13, 2026

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, studimi i Parlamentit Europian: Viti 2027 objektiv i arritshëm për mbylljen e negociatave

19:20 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.