Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka folur lidhur me vaksinën. Në një intervistë për Report Tv, ajo u shpreh vaksina anti-COVID-19 nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët.
Bino sqaroi edhe njëherë se vaksina nuk do të mund ta zhdukë virusin, por do të ulë numrin e infektimeve dhe të vdekjeve që ka sjellë pandemia që ka gjunjëzuar globin.
PJESË NGA INTERVISTA:
Jacaj: A do të jetë vaksina me detyrim apo vetëm për një shtresë të caktuar?
Bino: Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme për asnjë, por parësorë për t’u vaksinuar do të jenë stafi mjekësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Vaksina nuk do ta zhdukë plotësisht virusin. Që virusi të zhduket plotësisht si të gjitha viruset e tjera, duhet të vaksinohet e gjithë popullata. Vaksina, padyshim që është një armë e fortë, por i rëndësishëm mbetet zbatimi i masave në fuqi. Vaksina do të ulë numrin e infeksioneve dhe të vdekjeve, por masat duhen respektuar.
