Ambasadori Dashnor Dervishi ka marrë pjesë në homazhet për presidentin e televizionit Fax News, Kasem Hysenbelliu, i cili humbi jetën nga COVID-10.
Dervishi pohoi se ikja e tij ishte një goditje e madhe për familjen, miqtë, por dhe për median e lirë.
“Ishte e papritur e madhe për të gjithë ne. Ishte një goditje shumë e madhe për familjen e tij, për ne shokët, një mik i dashur. Ishte goditje për shtypin e lirë. Ishte e papritur e madhe, se përballojmë dot”, tha Dervishi, ndërsa ka qenë gjatë gjithë kohës i përlotur e me zërin që i dridhej.
Presidenti i televizionit “Fax News” Kasem Hysenbelliu, u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare pas një beteje me COVID-19, të cilën nuk mundi ta fitonte me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe mbështetjen e familjes.
