Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shefja e epidemiologjisë në ISHP: Do të kemi rritje të rasteve, Shqipëria s’e ka arritur ende pikun e valës së dytë

11:06 / December 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, thotë se piku i valës së dytë të pandemisë Covid-19 në vendin tonë nuk ka mbërritur ende.

Tomini ka deklaruar se edhe në javët në vijim do të ketë një tendencë në rritje të rasteve me Covid. Sipas saj, deri më tani nuk është konfirmuar asnjë pacient me grip stinor, por rastet e dyshuara kanë qenë Covid-19.

Si paraqitet situata dhe a e kemi arritur pikun e pandemisë?

Eugena Tomini: Aktualisht situata e pandemisë në vend po përvijon me një intensitet të lartë të rasteve të konfirmuara, pra kemi një trend të rritur të rasteve Covid në vend. Kjo ishte ndër projeksionet e Institutit të Shëndetit Publik përsa i përket edhe stinës së Dimrit dhe qarkullimit edhe të infeksioneve të tjera respiratore paralelisht me Covid. Por duhet të theksojmë se jemi ende herët për të diskutuar në drejtim të pikut, sepse edhe në javët në vijim do të kemi një tendencë në rritje të rasteve Covid-19.

Si ka ndikuar gripi sezonal në pasojat që janë vërejtur tek pacientët e prekur me Covid-19?

Eugena Tomini: Aktualisht kemi që në javën e 40 që ka filluar survejanca e gripit në vend dhe aktualisht në rastet që janë evidentuar si raste të dyshuara për Covid apo për raste të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme, deri në këto momente nuk është konfirmuar asnjë rast grip në vend. Por kemi një intensitet të ulët të rasteve të infeksioneve respiratore të sipërme dhe infeksioneve respiratore të poshtme.

Duke qenë se jemi në pritje të vaksinës, a mund të na thoni se cili do të jetë impakti pasi ajo të jetë injektuar në popullatë?

Eugena Tomini: Deri në momentin kur ajo të aplikohet, varësia e 2 dozave me intervalin kohor midis njëra-tjetrën, përkon me një periudhë gati 2-mujore nga momenti i aplikimit për shfaqen e antikorpeve. Do jetë një ndër masat më të rëndësishme dhe vendimtare për ngadalësimin dhe ndalimin e pandemisë. Do të kemi një imunitet të popullatës që do të jetë një imunitet i induktuar nga vaksina. Do të kemi grupe të riskut të mbrojtura përkundrejt Covid-19, sepse sipas prioritizimeve, tek këto grupe do të aplikohet fillimisht. Nëse do të aplikojmë vaksinën e Covid-19, sigurisht që do të kemi më pak komplikacione nëse do të prekemi nga Covidi. Benefitet e vaksinës janë të jashtëzakonshme, në bashkësi dhe më masat e tjera ndërhyrëse, sigurisht që do jenë shumë efektive kundrejt pandemisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë dhe dhunës ndaj grave: Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas

17:20 / August 30, 2026

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë

16:20 / August 30, 2026

Tragjedia në brigjet e Qipros/ Konfirmohen 6 viktimat e para nga përmbysja e tragetit

15:19 / August 30, 2026

Para shpalljes së vendimit në Hagë, Komuna e Prishtinës shpalos banerin gjigant në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Shpallini të pafajshëm! (Foto)

14:00 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.