21-vjeçarja e cila po kryente marrëdhënie seksuale në një motel me një 61-vjeçar nga Gjakova, ku ky i fundit më pas vdiq, ka deklaruar në polici se me viktimën janë njohur disa ditë më parë ku më pas janë dakorduar që të takoheshin përsëri. Bazuar në deklaratën e saj fillestare para policëve hetues, ajo ka pohuar se nga viktima nuk ka kërkuar para.
Duke iu referuar deklaratës së 21 vjeçares, ajo thotë se gjatë aktit viktima u sëmur, ndërsa dëshmitarja bashkë me pronarin e motelit kanë tentuar t’i japin ndihmë, por gjatë tentativës kanë vërejtur se gjendja e tij nuk po përmirësohej dhe për një moment ata kanë parë që viktima nuk kishte asnjë reagim.
Duke konsideruar që viktima ka vdekur, pronari i motelit i ka kërkuar dëshmitares që bashkë të shkojnë në polici dhe ta raportojnë rastin.
Sipas dëshmitares ajo nuk ka kërkuar pagesë nga viktima “as kësaj here e as herave tjera që janë takuar”, raporton Gazeta Express.
Dëshmitarja ka deklaruar se me viktimën janë njohur disa ditë më parë dhe se janë takuar edhe më herët, ndërsa ishin dakorduar që ditën kritike të takoheshin përsëri.
Ajo ka thënë se kishte marrë një taksi deri në lokacionin e caktuar ku po e priste viktima.
Sipas mjekut kujdestar në vendngjarje, dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është gjetur në vendngjarje, që dyshohet të jetë viagra.
