Erik Fullani ishte për një kohë një nga personazhet më të përfolura në rrjetet sociale, jo vetëm si djali i Ardian Fullanit, ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë apo lidhjeve të tij dashurore, por edhe si djali që në mënyrë drastike humbi peshë në pak muaj duke marë format e një modeli.
Eriku mori të gjithë vëmendjen e mediave me deklaratat e tij se ndihej mjaftë mirë me 90 kilogramë më pak.
Por fotot e fundit e djalit të ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ka çuditur ndjekësit dhe ka marrë sërish vëmendjen e tyre.
Ai shfaqet përsëri me kilogramët të cilët i kishte humbur duke bërë kështu që edhe ndjekësit të shprehin të gjithë habinë në komente.




